Politike
Parlamenti Europian letër Belerit: Je zgjedhur nënkryetar Komisioni për Peticionet
Eurodeputeti Fredi Beleri, i partisë “Demokracia e Re” e KyriakosMitsotakis është zgjedhur nënkryetar i dytë i Komisionit të Peticioneve të Parlamentit Evropian. Zgjedhja ka ndodhur gjatë procesit të sotëm për kryetarët e komisioneve të PE. Ndërkohë, lajmin Beleri e ka marrë teksa ndodhet në qeli me anë të letrës nga PE.
Gjithashtu lidhur me caktimin e pozicionit të ri, ka ardhur dhe reagimi i tij ku thotë se është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe për një eurodeputet të sapozgjedhur. Beleri thotë se së shpejti aventura e tij do të përfundojë dhe do të mund të kryejë me votë detyrat që i kanë besuar qytetarët grekë.
“Falënderoj kolegët e mi për zgjedhjen time nënkryetar të Komisionit të Peticioneve, për të cilën u informova në burg. Është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe për një eurodeputet të sapozgjedhur. Së shpejti aventura ime do të përfundojë dhe unë do të mund të kryej me votë detyrat që më kanë besuar qytetarët grekë”, thotë Beleri.