Connect with us

Kronike

“Bazë” prostitucioni në Durrës/ Gjykata lë në burg 33-vjeçarin, lirohen 2 vajzat

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 33-vjeçarin Andi Roshi pasi akuzohet se ngriti një “bazë” prostitucioni në qytetin bregdetar.

Gjithashtu gjykata la të lira dy vajzat 25-vjeçare të cilat u arrestuan të premten pas operacionit policor që goditi një bazë prostitucioni të ngritur në lagjen 1 të Durrësit, pranë shëtitores bregdetare. Policia shpalli në kërkim për këtë veprimtari të paligjshme dhe vëllanë e 33-vjeçarit, Mario Roshin 30-vjeç dhe dy persona të tjerë.

Katër vite më parë, në shtator 2020, vëllezërit Roshi u arrestuan nga policia në Tiranë pasi u dyshuan se kishin kthyer në vatra prostitucioni dy qendra masazhesh në të cilat ishin administratorë.

Advertisement