Connect with us

Aktualitet

Çfarë po ndodh në Himarë?/ Shtohet numri i votuesve, reagon nënkomisionerja e KQZ

Listat e zgjedhësve në Himarë janë shtuar me 311 vetë nga 2023 në 2024. Shifrën e bëri të ditur nënkomisionerja e KQZ-së Lealba Pelinku në mbledhjen e Komisionit Rregullator ku po diskutohej pr/vendimi “Për përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkinë Himarë, të datës 4 gusht 2024″

Anëtarët e zgjedhur nga opozita në Komisionin Rregullator të KQZ-së ngrenë shqetësimin pse janë shtuar 311 vetë në listën e zgjedhësve, duke iu referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile. Nënkomisionerja e KQZ-së, Pelinku e quajti ndryshim vlerash anormal, dhe se do të dërgojë një kërkesë për informacion tek Gjëndja Civile për të shpjeguar ndryshimin e vendbanimit të këtyre banorëve nga bashkitë e tjera në Himarë.

Gjithashtu do të kërkohen dhe datat se kur janë bërë këto zhvendosje. Ajo që bie në sy, që është dhe gjetje e auditit, nëse krahasojmë ndryshimin e numrit të zgjedhësve, 2021 – 2023 rezulton që ka një ulje në vlerë absolute të 8 zgjedhësve, ndërkohë nga 4 prill 2023, lista përfundimtare për zgjedhjet e 14 majit, dhe 10 korrik 2024, për zgjedhjet në proces rezulton se ka një rritje 252 në vlerë absolute, por ajo që bie në sy është numri 311 i zgjedhësve që i është ndryshuar vendbanimi.

Pra nga bashkitë e tjera janë regjistruar në bashkinë Himarë. Nisur nga kjo gjetje. Kemi të bëjmë me një ndryshim vlerash anormal, nga -8 në 252 apo 311 që janë votues me vendbanim të ri në Himarë, jemi në fazën e të drejtuarit me shkresë tek Drejtoria e Përgjithshme me Gjendjen Civile për të pasur një informacion lidhur me datat se kur është miratuar kërkesa e këtyre zgjedhësve për të ndryshuar vendbanimin”

Po në cilat rrethana janë regjistruar papritur këto zgjedhës?

Pelniku vuri në dijeni se në zgjedhjet e 14 majit, “Gjëndja Civile ka shpërfilluar kërkesën për informacion sa I takon listës së zgjedhësve por ‘shpresoj të kem informacion për sa kërkoj” tha ajo. Jo vetëm kaq gjetjet kanë zbuluar se 157 zgjedhës pjesëtarë të të njëjtit trung janë zhvendosur në qendra votimi të ndryshme kur duhet të jenë në të njëjtën qendër “Gjetjet e auditit teknicien, që do të jenë dhe pjesë e shkresës me të cilin do I drejtohemi, kemi të bëjmë me 157 raste kur pjesëtarë të të njëjtit trung familjarë rezultojnë në qendra votimi të ndryshme kur rregulli duhet të jetë që të jenë në të njëjtën qendër votimi.

Rastet për këtë kategori kanë qenë 50. Parë kjo rritje, në pamje të parë anormale do të jetë pjesë e shpjegimeve të Gjëndjes Civile”. Sipas listës përfundimtare të 4 prill 2023, për zgjedhjet e 14 majit, numri total i zgjedhësve në zgjedhje e 2023 ka qenë 22822 votues. Ndërkohë lista përfundimtare për zgjedhjet e 4 gushtit 2024, merret ajo e 10 korrikut 2024 në Bashkinë Himarë ku dhe rezulton se janë shtuar 311 zgjedhës. Shifra apriori e 311 votuesve në kushte të pashpjegueshme të bën të mendosh që ka dicka që nuk shkon.

Apo 137 personave që u është tjetërsuar apo zhvendosur qendra e votimit, duke pasur të njëjtin kod vendbanimi” tha Helga Vukaj anetare e Komisionit Rregullator. Nuk është hera e parë që anëtarët e opozitës në komisionin rregullator, ‘politizojnë’ komisionin rregullator duke ngritur shqetësimet e opozitës. Disa javë më parë ato bllokuan miratimin e afateve për zgjedhjet e pjesshme të Himarës, që më pas u miratuan nga Kolegji Zgjedhor.

Himara shkon në zgjedhje të pjesshme më 4 gusht 2024, pasi Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur nga zgjedhjet e 14 majit 2023 u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vite burg për shitblerje votash. Në garë për zgjedhjet që do të mbahen të dielën janë Vangjel Tavo nga PS dhe Petro Gjikuria nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Advertisement