Politike
Ndryshimet në qeveri/ Zyrtari i PD-së: Rama i vuri drejtorë për të firmosur tendera korruptivë
Përmes një interviste televizive, kreu i zyrës së Shtypit të PD-së, Alfred Lela tha se ndryshimet e dje në kabinetin e Ramës, ishin sipas orekseve të tij të momentit.
Ai shtoi se po të kishte gjetur dy ekspertë nga shoqëria mund të themi se i duhen ndryshime përballe këtyre skandaleve, dhe një rifreskim do të merrej si një i tillë sidomos me ministrat që po ndiqen nga SAPK-u apo janë në qeli.
Lela: Nuk mendoj se ka më një PS, por një Ramë që drejton një strukturë që e quan sipër dëshirës e tij. U tregua edhe dje se të gjithë janë nën orekset e tij të momentit. Ata mund të jenë të panjohur politikisht, por nuk janë të panjohur në zgafellet e administratës së Ramës. Dy prej tyre janë drejtorë të dikastereve me shumë tendera të përfolura.
Po të kishte gjetur dy ekspertë nga shoqëria mund të themi se i duhen ndryshime përballe këtyre skandaleve, dhe një rifreskim do të merrej si një i tillë sidomos me ministrat që po ndiqen nga SAPK-u apo janë në qeli. Mendoj se nuk është rasti, pasi janë zgjedhur drejtorë që kanë qenë besnikë ndaj një ministri dhe qeverisë, për të firmuar akte dhe tendera, që ata para tyre që e kanë pasur të sikletshme. Ishte një lëvizje për të bërë sikur spraps korrupsionit, por është për ta thelluar më shumë.