Connect with us

Aktualitet

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet në Kakavijë i riu nga Tirana

KAKAVIJË- Arrestohet një 22-vjeçar i shpallur në kërkim në Kakavijë. Mësohet se E.B 22 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me burg për prodhim dhe shitje droge.

Veprimet e tjera procedurale për të riun do të kryhen nga policia e Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare kapi shtetasin e shpallur në kërkim E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Advertisement