Connect with us

Aktualitet

Dënohet me 40 vite burg në total grupi kriminal që drejtohej nga dy shqiptarë/ Trafikonin kokainë dhe kanabis (EMRAT)

Gjykata italiane ka vendosur të dënojë me 40 vite burg organizatën kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë.

Banda u godit gjatë megaoperacionit “Double Game” të Guardia di Finanza, të koordinuar nga DDA, Drejtoria e Qarkut Antimafia e Ankonës në vitin 2023. Në pranga përfunduan 12 persona, mes të cilëve drejtuesit e organizatës kriminale, dy vëllezërit shqiptarë Etmond dhe Klenis Qevani, 47 dhe 39 vjeç, banues në Porto Sant’Elpidio dhe pronarë të një kompanie makinash.

Të dy, së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të grupit kërkuan dhe morën gjykim të shkurtuar, procedurë e cila parashikon uljen e një të tretës së dënimit.

Në vend të kësaj, katër anëtarët e tjerë të klanit kërkuan një marrëveshje. Në sallën e gjyqit ishte një grup i madh avokatësh mbrojtës: Vando Scheggia, Maurizio Cacaci, Igor Giostra, Domenico Biasco, Giancarlo Giulianelli, Francesca Petruzzo, Chirstian Agliani, Marco Maglietta dhe Marielvia Valeri.

Në përfundim të gjykimit Klenis Qevani u dënua me dhjetë vjet e tetë muaj, ndërsa Etmond “Renato” Qevani u dënua me shtatë vjet burg.

Sipas medias italiane, Kleon Mema, 39 vjeç nga Porto Sant’Elpidio u dënua me tre vjet; Ferdinando Bongiovanni, 62 vjeç nga Civitanova Marche, pesë vjet; Arjan Ndoka, 49 vjeç nga Porto Recanati, pesë vjet; Geri Skilja, 29 vjeç nga Frosinone, tre vjet e katër muaj; Elidon Shkalla, 28 vjeç nga Frosinone, pesë vjet; Adele D’Avino, 60 vjeç nga Civitanova, një vit.

Advertisement