Pinknews
Pse aktori i njohur i filmave refuzon të puthet me dikë nëpër filma?
Neal McDonough ka treguar se pse refuzon të puthet me dikë në filma apo shfaqje televizive dhe ndikimin që qëndrimi i tij ka pasur në karrierë.
Ju do ta njihni McDonough nga hitet si “Band of Brothers”, “Desperate Housewives” ose “Suits”.
Megjithatë, ajo që mund të mos e kishit kuptuar, është në çdo rol që ai ka luajtur, edhe nëse luan partnerin ose interesin e dashurisë së një personazhi tjetër, nuk do ta keni parë kurrë McDonough-in duke mbyllur buzët me dikë tjetër në ekran.
Aktori ka treguar që nga fillimi i karrierës së tij të aktrimit, ai ka refuzuar të puthë një aktor tjetër.
Ai shpjegoi për Closer Weekly: “Unë nuk do të puth asnjë grua tjetër, sepse këto buzë janë vetëm për një grua”.
McDonough tha se ai mendonte se sipas besimeve të tij fetare, edhe puthja e dikujt tjetër për një skenë në një film do të ishte për të pabesi.
McDonough dhe gruaja e tij, Ruve u takuan për herë të parë në xhirimet e “Band of Brothers”, me rrugët e tyre të kryqëzuara për herë të parë në vitin 2000 dhe për McDonough ishte dashuri me shikim të parë.
Dyshja u martuan në dhjetor 2003, tre vjet pasi u takuan për herë të parë dhe që atëherë kanë pasur pesë fëmijë së bashku.
Por refuzimi i tij për të performuar në skena intime ka qenë më parë një pengesë për karrierën e tij.
Duke folur për Closer Weekly, ai kujtoi se ishte pushuar nga seria ABC Scoundrels për qëndrimin e tij.
Ai tha: “Isha i befasuar dhe ishte një situatë e tmerrshme për mua. Pas kësaj, nuk munda të gjeja një punë, sepse të gjithë mendonin se isha shumë fetar’