Rajon
Tre të vrarë gjatë të shtënave në një shkollë në Bosnje
Një sulmues hapi zjarr duke vrarë tre persona dhe plagosur rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.
Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike.
Drejtori i shkollës është në mesin e të vrarëve, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga policia në kantonin Una-Sana.
Sipas policisë, sulmuesi tentoi të bëjë vetëvrasje. Ai është plagosur rëndë dhe është transferuar në Qendrën Klnike Universitare në Banja Llukë.
I dyshuari është punëtor i një shkolle të mesme në Sanski Most, shkruan rel.