Aktualitet
“Rama në burg, Berisha në Burg”/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër
Shqiptarët që jetojnën në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur edhe përpara Ambasadës Shqiptare në Londër, duke protestuar dhe shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit në zonën e Zvërnecit.
Për të dytën ditë rradhazi, protestuesit shihen me flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe për mbrojtjen e mjedisit dhe transparencë mbi zhvillimet e planifikuara në zonë. Para Ambasadës shqiptare në Londër, shqiptarët brohorasin: Rama në burg, Berisha në Burg. Përveç Londrës, tubime janë zhvilluar edhe në Bruksel, Milano, Firence, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe SHBA.
Me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, protestuesit kanë dalë në sheshe çdo ditë duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin për investim në zonën e Zvërnecit. “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë” thuhet në sloganin ku qytetarët ftohen të marrin pjesë në tubim.