Kosova
DO SHPALLET PUSHTIMI/ Tabloidët në Serbi pretendojnë se kjo do të jetë lëvizja e Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nesër në orën 18:00 do t’i drejtohet publikut, bëjnë të ditur media të afërta me qeverinë.
Kujtojmë se të martën, presidenti i Serbisë tha se brenda 72 orëve do t’i prezantojë publikut kërkesat dhe hapat e mëtejshëm të Serbisë pasi, siç pretendoj ai, pas një sërë sulmesh brutale ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës.
Media serbe ‘Danas’ shkruan se sipas tabloidëve, në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Kosovës, e cila, siç thonë ata, “rezulton me pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të pushtuara, për shkak të terrorit që populli serb po vuan në Kosovë prej vitesh, situate kjo e tensionuar e cila është përshkallëzuar ditët e fundit”.
https://www.danas.rs/vesti/politika/vucic-se-sutra-u-18-sati-obraca-javnosti-tvrdi-se-da-ce-proglasiti-okupaciju-kosova/