Connect with us

Kosova

Hungaria besnike e pabesisë, s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijarto, ka ripërsëritur qëndrimin e Budapestit zyrtar se nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryediplomati hungarez beson se në këtë moment kandidatura e Kosovës për anëtarësim në çfarëdolloj organizate ndërkombëtare nuk i kontribuon procesit të dialogut.

“Ne jemi që të ketë sukses në dialog, por besojmë se kandidatura e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon dialogut. Hungaria nuk do të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës” – ka thënë Szijarto në një përgjigje për agjencinë e lajmeve serbe, Tanjug.

Kujtojme se më 17 maj të këtij viti Komiteti i Ministrave – organi vendimmarrës i Këshillit të Evropës – s’e futi në agjendë shqyrtimin e vendimit të Asamblesë Parlamentare për pranimin e Kosovës në KiE.

Arsyeja e mos-trajtimit të çështjes së Kosovës në Komitetin e Ministrave ishte kushti që Franca, Gjermania e Italia artikuluan publikisht, e që Kosova refuzoi ta plotësojë me arsyetimin se kërkesa ishte absurde.

Shtetet më të fuqishme brenda Bashkimit Evropian kërkuan që Kosova të procedojë tutje me Asociacionin – të paktën ta dërgojë draft-statusin e këtij mekanizmi në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim.

 

 

Advertisement