Connect with us

Politike

Basha bashkohet me PD, Meta merr 7 mandate, Lefter Maliqi zbulon planet e frontit opozitar

Ish-deputeti Lefter Maliqi është optimist për fitoren e opozitës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por kjo sipas tij mund të ndodhë me bashkimin e një fronti të gjerë opozitar.

Maliqi shprehu besimin se opozitës së Sali Berishës dhe Ilir Metës, do t’i bashkohet edhe Lulzim Basha. Ai tha se Berisha ka treguar më parë që di të bashkohet me politikanët të cilët ka patur konflikt, duke sjellë në vëmendje rastin e Arben Imamit.

Sipas Maliqit, opozita do të marrë mbi 75 mandate, nga të cilat mbi 7 mandate të sigurta do të shkojnë për partinë e Ilir Metës.

Ai tha se një ftesë për bashkimin me këtë front, do t’i shkojë edhe partive të reja të vogla, përfshi edhe Agron Shehajt.

“Besoj që do të bashkohen të gjithë, edhe miku im Agron Shehaj, edhe këto partitë e reja. Fronti opozitar do të marrë mbi 75 mandate. Unë e di fuqinë e Ilir Metës, do të marrë mbi 7 mandate e sigurt.

Sali Berisha ka thënë se kryeministri do të zgjidhet me referendum. Unë jam i bindur se do të bashkohet edhe Basha. Berisha e ka treguar, është bashkuar me Arben Imamin që hyri në tank. Do t’i shtrihet dora të gjithëve, edhe zotit Basha”, u shpreh Maliqi.

Advertisement