Connect with us

Politike

Salianji vetërozohet në Polici: Sakrifica nuk do të shkojë dëm!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është vetëdorëzuar rreth orës 17:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, pas dënimit të marrë ditën e djeshme nga Gjykata e Apelit.

Ai është pritur para godinës së Policisë së Tiranës nga dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët i takoi dhe i dhanë mbështetje në momentet e fundit të lirisë.

Salianji u shpreh nga Policia e Tiranës se sakrficia e tij nuk do të shkojë dëm.

“Kjo betejë nuk përfundon këtu. Sakrifica pa diskutim që nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin secili merr kostot e veta Nuk është e lehtë. Shumë demokratë kanë vuajtur represionin e kësaj qeverie, përmes vjedhjeve, doganave, policisë, varfërisë, banditëve. Ne do t’i çmontojmë. Dita e demokratëve do të vijë.”, tha deputeti para Policisë.

Gjykata e Apelit dënoi ditën e djeshme me 1 vit burgim Ervin Salianjin për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Partia Demokratike e ka konsideruar këtë vendim si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj. Salianji pritet ta ankimojë vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.

Pas vetëdorëzimit, Salianji do të firmosë aktet proceduriale, më pas nga Drejtoria e Tiranës do të dërgohet në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, e më pas ai do të dërgohet në burgun e Fierit.

Advertisement