Politike
Fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses
Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese Fatos Lulo. Mësohet se Lulo akuzohet për mosdeklarim ose fshehje pasurie. Dënimi i kërkuar nga SPAK, të pezullohet dhe të konvertohet në 2 vjet shërbim prove. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në “Rrugën e Durrësit”.
Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.