Connect with us

Rajon

Vuçiç i kthen shpinën Putin për luftën në Ukrainë? Ja parashikimi që jep

Moska i është përgjigjur parashikimit të presidentit të Serbisë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë me vite dhe se fundi i tij do të jetë në vijën e ndërprerjes së armiqësive si në Luftën Koreane.

I pyetur për luftën e nisur nga Vladimir Putin , Aleksandar Vuçiç tha për gazetën serbe Informer se “në fund do të ketë paqe, por lufta do të jetë e fortë për çdo fshat”.

“Skenari korean do të arrihet dhe nuk do të ketë zgjidhje për 10, 20 apo 30 vjet”, tha ai.

Vuçiç nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me krahasimin e tij, por Lufta Koreane përfundoi në 1953 me një armëpushim, por pa nënshkruar traktat paqeje

I pyetur për komentet e Vuçiçit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të hënën se “operacioni special ushtarak do të përfundojë me arritjen e të gjitha qëllimeve të vendosura”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Synimet e Kremlinit për pushtimin e Ukrainës janë të paqarta, por në përgjithësi përfshijnë dobësimin ose ndërprerjen e lidhjeve të Kievit me NATO-n, frenimin e nacionalizmit ukrainas dhe zgjerimin e fitimeve territoriale.

Vuçiç tha gjithashtu në intervistë se lufta e nisur nga Putini ka pak interes për popullatën amerikane dhe se Uashingtoni “do të luftojë ashpër Rusinë në Ukrainë, por do të kujdeset edhe për interesat e veta”.

“Është marrëzi të nënvlerësosh ushtrinë ruse dhe ata gjithashtu kanë nënvlerësuar ekonominë ruse, e cila nuk i ka ndjerë pasojat”, shtoi ai.

Analisti politik me qendër në Beograd, Nikola Mikovic, tha se mediat pro-qeveritare serbe raportuan për deklaratën e Vuçiçit.

“Ishte një mesazh për audiencën e tij pro-ruse”. tha ai, dhe në lidhje me komentet e tij për ushtrinë dhe ekonominë ruse, duke shtuar “ajo është pikërisht ajo që ata duan të dëgjojnë”.

“Ai ka një histori parashikimesh të gabuara kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, prandaj unë nuk i marr shumë seriozisht deklaratat e tij. Shumica e deklaratave të tij në lidhje me luftën në Ukrainë kanë për qëllim një segment të caktuar të audiencës”, tha Mikovic.

Që nga fillimi i luftës, Serbia është përmbajtur nga vendosja e sanksioneve ndaj Moskës. Megjithatë, ajo ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe ka mbështetur rezolutat anti-ruse në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, si dhe urdhërarrestin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për Putinin.

Advertisement