Bota
Biden urdhëron ushtrinë amerikane të rrëzojë raketat e hedhura ndaj Izraelit
Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi forcat ushtarake amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Ai po monitoron sulmin nga dhoma e situatës në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me nënpresidenten e tij, Kamala Harris.
Irani ka nisur sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe Hamasit. Urdhri për lëshimin e gati 200 raketave në Izrael është bërë nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei.
Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar se dhjetëra raketa janë lëshuar drejt Izraelit dhe duke paralajmëruar një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet.