Connect with us

Pinknews

“Jam sulmuar me lajme të pavërteta”, Elvana Gjata reagon pas komenteve në rrjet: Gënjeshtrës i janë zgjatur këmbët

E ftuar në emisionin “Ndryshe”  ishte artistja e mirënjohur Elvana Gjata. Mes të tjerash Elvana ka një përgjigje për disa lajme në rrjete sociale që sipas saj janë jo të vërteta. “Në momentin që çdo gjë ka kaluar në platformat online, rrjetet sociale, ka plasur një luftë lojë numrash, klikimesh, komentesh, opinionesh”, thotë ajo.

“Për shembull për mua nuk më bën çudi asgjë dhe nuk çuditem kur shikoj lajme me romancë në momentin kur bëj një kërcim në skenë me Ylli Limanin, apo në momentin kur jam në film “2 Gisht Mjaltë” me Ermalin, apo me serialin me Romeon. Por nuk do të thotë që unë tani do të reagoj gjithmonë, sepse realisht i bie që të merrem vetëm me këtë punë dhe të lë gjërat e tjera”, thotë këngëtarja.

Advertisement