Aktualitet
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Hapet të mërkurën kapitulli i parë, zbardhet agjenda
Shqipëria do të çelë të mërkurën në Luksemburg grup-kapitullin e parë të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Këshilli Europian ka zbardhur agjendën e takimit ndërministror, ku do të diskutohet për sistemin gjyqësor, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, si dhe prokurimet publike dhe kontrollin financiar.
Negociatat për grupin Bazat hapen së pari dhe mbyllen së fundi. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.
Që pas ndarjes nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria hedh një hap përpara në anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Për hapjen e grup-kapitullit të parë nesër në Luksemburg do të jetë i pranishëm kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë në konferencën që do të mbahet për këtë çështje në orën 9:25.
Agjenda:
08:00 – Hapja e Konferencës Ndërqeveritare
Hapja e bisedimeve me BE-në për Grup-kapitujt – Themeloret.
09:40 – Konferencë e përbashkët shtypi.