Politike
Zgjedhjet në SHBA/ Berisha: Presidenti i ardhshëm nuk do trashëgojë mafien shqiptaro-amerikane
Kryetari i PD-së, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha u shpreh se, PD nuk ndërhynë në zgjedhjet amerikane, por ‘pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane’.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Së pari, lidhur me këtë çështjen e rehabilitimit.
Unë jam shqiptar, për mua rikthimi që bënë të mundur shqiptarët është Everesti i jetës sime
Tani, lidhur me zgjedhjet në SHBA, PD nuk ndërhyn në zgjedhje, por anëtarët dhe mbështetësit e saj kudo që janë, e dinë se PD është e afiluar në bashkimin ndërkombëtar demokrat me Partinë Republikane, e cila faktikisht e kryeson këtë union.
Ndaj dhe ata e kanë të qartë që mund të votojnë për kë të duan, por nëse kanë për bazë partinë, votojnë për Partinë Republikane, kandidatët e saj.
Unë kam besim, pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do të pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane, të cilat janë në çdo aspekt të turpshme