Politike
Lirohet nga burgu Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga paraburgimi dhe do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Vendimi është marrë nga gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së Beqajt për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, me argumentin se afatet e paraburgimit ishin tejkaluar.
Beqaj ndodhej në burg në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC, ndërsa tashmë masa e sigurisë ndaj tij është lehtësuar.
Sipas informacioneve, ish-ministri do të qëndrojë në banesë deri në një vendim të mëtejshëm të organeve të drejtësisë, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.