Politike
Përgjimet/ ‘Meta në Sky Ecc ka paguar vrasës me pagesë për një vrasje të bujshme’
Ish deputeti Halit Valteri komentoi arrestimin e ish presidentit Ilir Meta ditën e djeshme me urdhër të SPAK.
Meta u vu në pranga për shkak të hetimeve në aferën CEZ/DIA dhe lobimet në SHBA.
Për këtë të fundit denoncues ka qenë vetë Valteri në SPAK.
Ai thekson ndër të tjera, se Meta ka edhe gjëra të tjera për të cilat po hetohet, madje ka biseda të tij në Sky Ecc ku ka paguar vrasës me pagesë për një vrasje të bujshme në Shqipëri.
‘Në Sky Ecc ka paguar vrasës me pagesë për një vrasje të bujshme në Shqipëri. Do ketë kallëzime të tjera.’