Politike
Golin Metës ia bëri Monika/ Dyrnjaja: Ideja për ta shfajësuar e ekspozoi më keq
Për gazetarin Denis Dyrnjaja, është Monika Kryemadhi ajo që e ka rënduar më shumë pozitën përballë ligjit të Ilir Metës, për akuzat që rëndojnë mbi të.
I ftuar në A2, Dyrnjaja u shpreh se në tentativë për ta shfajësuar, Monika Kryemadhi e ka ekspozuar dhe më keq Ilir Metën.
“Golin apo autogolin ja ka bërë ajo. Ekspozimin nga ana ligjore e ke bërë ajo. Kështu që në këtë kuptim po bën sa më shumë për të marrë përgjegjësinë, të ulë peshën e përgjegjësisë ligjore të Ilir Metës. Tani a mund të besojmë ne se Meta nuk e dinte që Monika po blinte një shtëpi, këto janë vështirë t’i besosh. Apo që nuk e dinte sa ishte një shishe ujë. Ideja për ta shfajësuar në fakt e ekspozon më shumë më keq. Çfarë është ky njeri? Ky paska ikur nga realiteti shumë larg saqë nuk paska futur asnjëherë dorën në xhep për të blerë një shishe ujë. Tani ky njeriu mendon për shqiptarët”, tha Dyrnjaja.