Kronike
Sherr mes fqinjësh në Lezhë, plagoset rëndë me sëpatë një person, zbardhen shkaqet
Një konflikt çasti mes dy fqinjëve në fshatin Torovicë të Lezhës ka degraduar në përdorimin e sëpatës.
Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një prej tyre. Sipas informacioneve të para, i plagosuri është transportuar në spitalin e Lezhës, ndërsa mjekët kanë thënë se ka marrë disa lëndime në trup dhe se po i jepet ndihma e nevojshme.
Burime bëjnë me dije se dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie, po ashtu burime thonë se kanë patur konflikte mes tyre, por nuk janë drejtuar ndonjëherë organeve ligjzbatuese.