Politike
‘Meta gënjen, Rama s’e futi në burg por e shpëtoi 10 vjet duke e bërë President dhe Kryetar Kuvendi’
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta si edhe reagimin e tij të parë nga burgu.
Kreshnik Spahiu thotë se Meta në reagimin e tij ngriti dy mbrojtje, atë politike për të cilën akuzën Ramën se e ka futur në burg, dhe atë juridike që thotë se fajin e ka Monika Kryemadhi.
Spahiu thotë se Rama nuk e futi në burg Metën, por e shpëtoi atë 10 vite duke e bërë President dhe kryetar Kuvendi.
“Ilir Meta në këtë shpjegim publik ka ngritur dy kolona të mbrojtjes, politike dhe juridike, nëpërmjet mbrojtjes politike thotë fajin e ka Rama dhe përmes mbrojtjes juridike thotë fajin e ka Monika. Politikisht fajëson Ramën për akuzën dhe juridikisht i pranon pjesërisht akuzat, por fajëson duke thënë unë s’kam pasur dijeni, pas krahëve i ka kryer veprimet ish-bashkëshortja Kryemadhi. Meta nuk thotë të vërtetën, nuk është në burg nga Rama. 10 vjet i ka shpëtuar akuzave përmes imunitetit që ka siguruar sipas statusit si presidenti i Republikës dhe kryetar kuvendi që u votua nga Edi Rama”, tha Spahiu
Sa i përket mbrojtjes juridike, Spahiu thotë se ishte parashikuar që përgjegjësinë penale do e merrte Monika Kryemadhi me qëllim lehtësimin e pozitës për Metën.
“Strategjikisht është e njëjta taktikë mbrojtje që kryen gjithmonë familjarët. Barrën e fajësisë e merr anëtari i familjes më i dobët, që ka rrethana lehtësuese për masat e sigurimit dhe vuajtjen e dënimit nëse shpallet fajtor. Në rastin konkret Monika është grua, vuan nga një sëmundje që është kuruar dhe për këtë arsye është zgjedhur një masë sigurie më e lehtë. Ishte parashikuar që përgjegjësinë penale ta merre Kryemadhi për të shpëtuar metën që të vazhdonte drejtimin e partisë”, tha Spahiu.