Connect with us

Politike

Takimi me shqiptarët/ Mediat greke: Rama tha se “Vorio Epir” është term i vdekur

Pas përfundimit të takimit të kryemistrit Edi Rama me shqiptarët në Selanik, mediat greke kanë bërë raportimet e tyre ku janë bazuar në disa prej temave që ai preku në fjalimin e tij. Gjitthashtu mediat në vendin fqinj kanë përmendur dhe faktin që shumë pranë vendit ku Rama zhvilloi takimin, u zhvillua dhe një protestë nga nacionalistët grekë.

Këta mbështetës të ultranacionalistëve të së djathtës kanë shpalosur sot një pankartë duke e quajtur Ramën “të padëshiruar”. Po ashtu mediat greke kanë nxjerrë pamje të një grupi të vogël protestuesish që mbajnë në duar flamuj të ashtuquajturit “Vorio Epir” dhe fotografi të Kostandinos Kacifas.

“Protothema” ka shkruar se në këtë event ka kënduar edhe Anxhela Peristeri, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Ndërsa “CNN Greece” tha se duket se Rama po i shtrin dorën e miqësisë Greqisë. Duke përmendur protestën e zhvilluar ndaj tij, Rama citohet t’i ketë quajtur “fantazma të së shkuarës” dhe duke shprehur keqardhjen për këto reagime që sipas tij “nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Gjihashtu media greke “SKAI” shkruan se njerëzit u mblodhën më herët në sallë, ku kishte masa të rrepta sigurie. Kjo media shkruan se nuk lejohej hyrja në sallë nga brenda hotelit, por vetëm nga dera e jashtme, ku ishin vendosur aparate rentgen. Kjo media citon Ramën që tha se “u organizua një protestë me fletushka qesharake të frymëzuara nga të ashtuquajturit “vorio-epirotas” dhe ato më shkaktojnë vetëm keqardhje. “Vorio Epiri” është një term i vdekur, ka vdekur me kalimin e kohës. Dhe ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta ngjallin.”

Media greke “Enikos” shkruan se Rama kërkoi votën e komunitetit shqiptar në Selanik në takimin që mblodhi rreth 1500 persona. Ndërkohë, media tjetër “Ifimerida” shkruan se masat e sigurisë në Selanik për takimin e Ramës ishin ‘drakoniane’.

Advertisement