Aktualitet
Nuk do të ketë reshje shiu as javën e ardhshme, ja si pritet të jetë moti (TABELA)
Ashtu siç po ndodh tashmë prej disa ditësh edhe për javën e ardhshme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të një fushe të zgjeruar anticiklonare shoqëruar me masa ajrore të thata. Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.