Kronike
VIDEO EXCLUSIVE – MOMENTI KUR VIDHET RANGE ROVER I MASAKRËS NË SHKODËR
Emisioni “Skenë Krimi” ka arritur të sigurojë Ekskluzivisht, videon kur vidhet automjeti tip Range Rover që u përdorë në atentatin në Shkodër, ku mbetën të vdekur 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Bashkim Basha.
Makina që përdorën autorët është vjedhur në Durrës, në datën 17 prill, rreth orës 4 të mëngjesit, dhe hajdutëve u është dashur vetëm më pak se 2 minuta për të ndezur Range Roverin i cili qëndronte i parkuar në një nga rrugët e qytetit në lagjen 12.
Mësohet se pronari i makinës e ka denoncuar vjedhjen, por ashtu siç ka ndodhur në shumicën e rasteve, policia nuk ka mundur dot që të lokalizojë Range Roverin.
Ky i fundit, u gjet i djegur disa minuta pas masakrës në Shkodër, në të cilin u gjetën edhe dy armë kallashnikov, që dyshohet se janë përdorur gjatë atentatit.
VIDEO EKSKLUZIVE – SKENË KRIMI