Connect with us

Pinknews

‘Zot na ruaj prej budallenjve’/ Milaim Zeka shpërthen ndaj reagimit të Ministrisë së drejtësisë

Duke parë ndërhyrjen e pazakontë të institucioneve shtetërore në spektaklin “Big Brother VIP Kosova,” opinionisti Milaim Zeka ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, e cila kërkon përjashtimin e konkurrentit Atilla Kartesh nga formati televiziv.

Zeka kritikoi ministren Albulena Haxhiu dhe e quajti ndërhyrjen një paradoks, duke vënë në dukje se Haxhiu vetë ka qenë e përfshirë në raste të dhunshme politike në të kaluarën.

Sipas tij, kjo ndërhyrje nuk lidhet realisht me mbrojtjen e viktimave të dhunës, por me interesa të tjera të institucioneve.

Ministria e Drejtësisë i ka futur hundët në Big Brother VIP Kosova, duke kërkuar përjashtimin e një konkurrenti për shkak të, siç thonë, dhunës. Kam vetëm një pyetje: A ka person më të dhunshëm në Kosovë sesa Albulena Haxhiu? Ajo ka djegur Parlamentin e Kosovës. Ajo ka qenë e arrestuar dhe e akuzuar për dhunë.

Këta nuk e kanë hallin e Drenushës, por të tjera arsye… Zot na ruaj prej ‘budallenjve’ qeveritarë dhe prej atyre që, pasi kalojnë natën duke terrorizuar burrat, ditën merren me mbrojtjen e drejtave.” shkruan Zeka në Facebook.

Advertisement