Kronike
FOTO/ Humbi jetën në aksident në autostradën Durrës-Tiranë, 20-vjeçari do festonte nesër datëlindjen
Pak orë pas aksidentit tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit, zbulohen edhe detaje nga ngjarja dhe se kush është viktima.
Mësohet se Sabri Kreka, i riu në foto, pritej të festonte 20-vjetorin e lindjes më 19 nëntor (nesër), por fatkeqësisht humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë rrugore, që ndodhi pas mesnate. Sipas burimeve policore, automjeti që drejtohej nga i riu doli nga rruga pasi ai humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë.