Connect with us

Kronike

Vrasja e Martinit/ Policia: Po vlerësohet dëshmia e babait të Luis Meçes

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar pretendimet se në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e shokut të tij, është implikuar dhe një tjetër person. Ishte i ati i të plagosurit tjetër, Luis Meçe, ai i cili denoncoi se ndaj të birit kishte qëlluar një tjetër adoleshent dhe jo Mario Përlleshi, i cili tashmë është arrestuar. Por Policia i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke u shprehur se nga të gjithë dëshmitë e marra dhe nga pamjet filmike, kanë dalë në përfundimin se nuk ka asnjë autor të dytë.

“Po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë. Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinfirmon opinion publik,”-bën me dije Policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi. Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë. Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinfirmon opinion publik.

Advertisement