Politike
Përçarje në opozitë/ Shehi refuzon protestën, Sula premton betejë të përjetshme
Partia Demokratike do të protestojë pasditen e së martës, ndërsa deputetët Dashamir Shehi dhe Dashnor Sula në një emision televiziv, kanë ndarë qëndrime të ndryshme lidhur me aksionin opozitar.
Dashamir Shehi tha se nuk do të jetë pjesë e protestës, duke theksuar se PD thërret dhe organizon protesta për të liruar Sali Berishën dhe jo hallet e qytetarëve.
“Nuk do të jem në protestë me shumë gjasë. Këta do dalin “Free Berisha”, këta meqë i kanë premtuar qytetarëve qeveri teknike, dalin në protesta. Pra këto po bëjnë protestën për të liruar Berishën. Nuk protestojnë për hallet e qytetarëve, nuk protestojnë as për fermerin, as për pensionistin”, tha Shehi.
Ndërsa Dash Sula u shpreh se do të protestojë sa të jetë gjallë.
“Do vdes në protesta, do i bëj protestë çdo qeverie. Sa të jem gjallë do të jem në protesta. Është një qeveri e pashpirt, një qeveri kriminele, që i merr edhe atyre që janë të sëmurë me tumor fondet. Ne protestojmë për të gjithë”, tha Sula.