Sport
Milan vuan por fiton në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen City-n
Xhiroja e javës së gjashtë në Champions League luajti këtë të mërkurë disa ndeshje, teksa në fushë zbritën shumë skuadra të mëdha.
Milan koleksionon fitoren e katërt radhazi në këtë kompeticion, teksa fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Crvena Zvezdës.
Barcelona tregon forcën në “Signal Iduna Park”, me katalanasit që festuan pas suksesit 2-3 ndaj Dortmund.
Juventus mundi 2-0 Manchester Cityn, duke zhytur kështu në krizë kampionët e Anglisë. Arsenali shkëlqen ndaj Monakos, duke triumfuar pastër 3-0 në Londër.
Në ndeshjet e pasdites, Atletico Madrid nuk hasi aspak vështirësi ndaj Slovan Bratislavës në shtëpi duke e mundur 3-1, ndërsa Lille kaloi Sturm Grazin. Champions do rikthehet me emocionet e saj në fund të janarit.