Connect with us

Kosova

Eksperti austriak befason: Të izolohet Serbia dhe të largohet Vuçiçi, përndryshe të përgatiten…!

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger tha se Serbia duhet të izolohet pasi është një shtet terrorist dhe se të gjithë fqinjët duhet të jenë në gatishmëri për veprimet e saj.

Sic edhe u shpreh ai, Serbia është një shtet zyrtar sponsorizues i terrorizmit pas akteve terroriste në Banjske dhe Ibër Lepenc dhe është koha që BE-ja ta percaktojë Serbinë me të njëjtin status.

“Serbia është Irani i Ballkanit sot.Të gjithë fqinjët duhet të jenë në gatishmëri të lartë. Studentët e Serbisë janë në revoltë të hapur dhe si në vitin 1992 dhe 1997 ky është gjithmonë momenti që sundimtarët e Beogradit të fillojnë ndonjë luftë për të larguar popullsinë nga protestat dhe për të mbrojtur pushtetin e tyre duke eksportuar luftë në Ballkan”, u shpreh Fehlinger.

Eksperti austriak më tej tha edhe se Kosova dhe Kroacia duhet ti bëjnë forcat bashkë dhe të sjellin rënien e regjimit te Vuçiqit.

Sipas tij, tani është koha që Evropa të tërheqë mbështetjen ndaj presidentit serb, ta percaktojë Serbinë si sponsor shtetëror të terrorit, ta izolojë Serbinë, të sigurojë rënien e Aleksander Vuçiqit dhe të përgatisë rrugën për zgjedhjen e nje presidenti te ri qe do ta njihte shtetin e Kosoves” – ka theksuar Fehlinger

“Kroacia duhet të jetë fuqia e re mbrojtëse për Bosnjën dhe Kosovën dhe është koha për një aleancë dypalëshe të mbrojtjes ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës dhe të dyja t’i kërkojnë Ukrainës mbështetje logjistike dhe një premtim për ndihmë në rast sulmi serb. Ukraina tani ka ofruar mbështetje të vendosur për rënien e Asadit dhe rënia e Vuçiqit duhet të jetë ngjarja tjetër kyçe për të dobësuar kontrollin e Putinit në Ballkan. Kjo është në interesin strategjik të Ukrainës dhe Kroacisë dhe padyshim të Kosovës për t’i dhënë fund pushtetit të Putinit në Serbi, të cilën ai e ka që nga viti 2003 kur organizoi vrasjen e kryeministrit Gjinxhiç” – ka deklaruar eksperti austriak.

Advertisement