Sport
Juventusi mposht 1-2 Monzën dhe rigjen fitoren pas katër barazimeve
Në “Brianteo” vendasi e Monzës vijojnë të jenë në krizë duke humbur 1-2 nga Juventusi. “Zonja e Vjetër” nuk e pati të lehtë, por në fund siguroi tri pikët pas katër barazimeve radhazi në Serie A.
McKennie shënoi për miqtë në minutën e 14-të, ndërsa Birindelli barazoi shifrat vetëm tetë minuta më pas. Në minutën e 39-të ishte Gonzales që riktheu në epërsi bardhezinjtë, gol që në fund vleu tri pikë.
Juventusi mban vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Monza me vetëm 10 pikë vijon të jetë në pozitën e fundit.