Connect with us

Bota

E pakënaqur nga jeta në Rusi, diktatorin e braktis edhe gruaja pas largimit nga pushteti

Bashkëshortja e Bashar al-Assad kërkon te divorcohet nga ish-presidenti sirian, i cili ndodhet aktualisht në Moskë me azil politik. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Asma al-Assad, gruaja e ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, ka bërë kërkesë për divorc dhe po kërkon leje për t’u kthyer në Londër për trajtim urgjent mjekësor.

Sipas Haber Turk të Turqisë, Asma, e cila është diagnostikuar me leuçemi, ka paraqitur dy kërkesa në një gjykatë ruse.

Njëra kërkesë është për divorc, ndërsa në kërkesën tjetër kërkon leje për t’u larguar nga Moska, ku familja Assad kërkoi strehim pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

Burime pranë çiftit zbuluan se Asma al-Assad, e cila ka punuar si bankiere investimesh në Londër përpara martesës së saj me Basharin, kërkon me ngulm të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për kujdesin e duhur mjekësor.

Nëna e saj, Sahar al-Akhras, një ish-diplomate siriane dhe shtetase britanike, thuhet se ka angazhuar firma kryesore ligjore në Londër për të lehtësuar kthimin e vajzës së saj.

Ky veprim vjen vetëm disa javë pasi familja Assad u largua nga Damasku pasi forcat rebele morën kontrollin e kryeqytetit sirian.

Thuhet se Asma pretendon se nuk po merr kujdesin e duhur mjekësor në Moskë, ku familja po qëndron përkohësisht.

Asma, e cila dikur u cilësua si “Trëndafili i Shkretëtirës” nga mediat perëndimore, u martua me Bashar al-Assad në vitin 2000, pak pasi ai pasoi babain e tij si president i Sirisë.

Advertisement