Politike
“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”/ Pas 1 viti, Berisha kryeson protestën e opozitës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është bashkuar me protestuesit në mosbindjen civile në “Rrugën e Elbasanit”. Berisha u prit me brohoritje nga protestuesit.
“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, u shprehën protestuesit. Ata gjithashtu u shprehën se duan ta shohin Shqipërinë me Berishën në krye. Që në nisje të protestës 5 akse kryesore janë bllokuar mes të cilave edhe “Rruga e Elbasanit”.
Lidhur me protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.