Kronike
Detaje nga plagosja e shqiptarit në Greqi/ Katër autorët e sulmuan dhe u larguan me makinë
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 50-vjeçarit shiptar në Greqi. Fillimisht policia greke është njoftuar për të shtëna me armë, por pas mbërritjes në vendngjarje ka gjetur të plagosur shqiptar, i cili ishte qëlluar disa herë me thikë.
Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Voreadhon” dhe “Mouson”, ku katër persona kanë zbritur nga një automjet dhe një motorr dhe kanë sulmuar 50-vjecarin, duke e qëlluar disa herë me thikë në bark.
Më pas ata kanë hypur në mjetet e tyre dhe janë larguar, ndërkohë që i plagosuri pasi ka ecur disa metra, është rrëzuar në tokë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit ndërkohë që policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.