Connect with us

Aktualitet

Arrestohet i riu, shfrytëzonte vajzën për prostitucion në Berat dhe Lushnjë

Një 32 vjeçar është vënë në pranga për shfrytëzim prostitucioni ndaj një vajze.

“Policia e Beratit bën me dije se në kuadër të operacionit “Precedenti”, si dhe në zbatim të masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Beratit, përkatësisht për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit “ dhe “Prostitucioni”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Berat, gjithashtu në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj u kap dhe ndalua shtetasja A. H., 36-vjeçe, banuese në Memaliaj, Tepelenë, për veprën penale “Prostitucioni””, njofton policia.

Tutori me iniciale A.H., akuzohet se ka shfrytëzuar vajzën për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Advertisement