Connect with us

Kosova

ZGJIM NGA KOMA/ Drashkoviç: Skuadrat e vdekjes dalin në rrugët e Serbisë

“Ngjarja ne stacionin e Novi Sadit dhe të vrarët atje, janë aktakuzë e pashlyeshme kundër rendit të papërmbajtur të shkatërruesve politikë gjatë tre dekadave të fundit dhe pasojave tragjike që kalorësit e apokalipsitserb po i varrosin me harresë. Lutjet e kishës dhe propagandë shurdhuese të shërbimeve dhe autoriteteve serbe se duart e tyre nuk janë aspak të gjakosura, por te tilla jane duart e Amerikës, Evropës, Perëndimit dhe gjithe të tjereve në botë, përveç “shteteve të lirisë” si Rusia e Putinit, Kina, Korea e Veriut, Irani, Venezuela, diktaturat në Afrikë, flasin shumë…” – keshtu shkruan ne nje editorial shkrimtari serb Vuk Drashkoviç.

“Kapina” e madhe dhe fatale u shkatërrua në Beograd në qershor 1991. Për të parandaluar luftën, Perëndimi garantoi anëtarësimin e përshpejtuar të Jugosllavisë në aleancën e NATO-s dhe te Komuniteti i atëhershëm Evropian, si edhe donacione të mëdha monetare për çmontimin e rendit të shërbimeve të sigurisë.

Jo! – u përgjigj Sllobodan Millosheviqi, duke shpërthyer luftën e tmerrshme dhe te pakuptimtë, në të cilën u vra shteti dhe më shumë se dyqind mijë njerëz!

Të pasuruarit mafioze, shkatërruesit e Jugosllavisë, skuadrat e vdekjes, “bashibozuket u rrëzuan në vitin 1994. Ate kohe SHBA-ja, Rusia e Boris Jelcinit dhe Bashkimi Evropian u garantuan serbëve në Krajinën Serbe statusin e shtetit në shtetin e Kroacisë, në mënyrë që lufta në Kroaci të përfundonte, por dallkauket serbe ne pushtet u pergjigjen serish JO.

Ne ofensivën e luftës kroate të quajtur “Stuhia”, më shumë se dyqind mijë serbë nga Krajina u kthyen ne refugjatë dhe shumë u vranë.

Pastaj filloi një luftë e përgjakshme në Kosovë, me qëllim që ta spastronin Kosovën nga shqiptarët, ashtu siç u spastrua Krajina nga serbët.

Në Rambuje, ne vitin 1999, SHBA-ja, Rusia e Boris Jelcinit dhe BE-ja ofruan mbijetesën e përhershme të krahinës së Kosovës brenda kornizës shtetërore të Serbisë, me garanci për autonomi të lartë shumicës shqiptare. Jo! U pergjigjen serish ata ne Beograd, gje qe shkaktoi bombardimet e NATO-s, kapitullimin dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dëbimin e përhershëm të shtetit të Serbisë nga Kosova!

Me rradhe e rrënuan të gjitha “kapallat” politike të shpëtimit dhe u ngritën vetëm “kulpat” e vdekjes, ndersa nën to është prerë jeta e shume njerezve te pafajshem…Civilët shqiptarë të vrarë u hodhën në lumenj dhe liqene anembanë Serbisë, dhe qindra prej tyre u varrosën gjithashtu në varreza masive në terrenet e stërvitjes së policisë së Millosheviqit në Beograd!

Në atë dekadë të tmerrshme u vranë disa dhjetëra mijëra serbë. Projekti i çmendur për të shkatërruar Jugosllavinë, e cila ishte edhe Serbia më e madhe e mundshme, bëri që të gjithë të vuanin.

Për dy dekada e gjysmë nuk ka pasur luftëra. Në vetëdijen dhe nënvetëdijen e miliona serbëve, sidomos të të rinjve që as nuk i kujtojnë vitet e pergjakshme ’90, filloi te injektohet helmi propagandistik i “post të vërtetës”, që është gënjeshtër për gjithçka. Humbjet dhe turpi më i madh kombëtar shpallen si fitore, dhe kriminelët shpallen si heronj dhe modele morale.

Por une akoma shpresoj…shpresoj te protestat e studenteve te cilet kane ne dore zgjimin e Serbise nga koma e thelle ku ajo ka rene” – ka shkruar ne editorialin e tij Vuk Drashkovic.

Advertisement