Bota
Masakra në Suedi/ Vret veten autori i të shtënave në shkollë, qëlloi veten në kokë
Një ngjarje e rëndë tronditi Suedinë pasditen e kësaj të marte, 4 shkurt 2025. Disa të vdekur dhe rreth 15 të plagosur është bilanci i ngarjes së regjistruar në shkollën Risbergska në Orebro. Mediat vendase raportojnë se bilanci i ngjarjes është tragjik edhe pse shifrat ende nuk janë zyrtare.
Gjithashtu, raportohet se është vrarë edhe autori i kësaj ngjarje. Ai ka qëlluar veten me një plumb në kokë, raportojnë mediat.
Edhe policia e Orebro ka thënë se një prej viktimave mund të jetë edhe autori. Autoritetet dyshojnë se kanë të bëjnë me më shumë se 1 autor që kanë përgatitur dhe ndihmuar për krimin e sotëm.