Rreth orës 17:30, në fshatin Vranisht të rrethinave të Devollit, shtetasi F. T., 63 vjeç, është gjetur s i pajetë në ballkonin e banesës së tij.
Autoritetet dyshojnë se ai mund të jetë vetëvarur.
Një grup hetimor është vendosur në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar plotësisht rrethanat e incidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:30, në fshatin Vranisht, Devoll, është gjetur i pajetë në ballkonin e banesës, dyshohet i vetëvarur, shtetasi F. T., 63 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.