Connect with us

Bota

‘Zelensky është diktator’, shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas: Trump ndoshta e ‘ngatërroi’ atë me Putinin

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaia Kallas, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili e quajti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “diktator”. Kallas sugjeroi se Trump mund të ketë ngatërruar Zelenskyn me homologun e tij rus, Vladimir Putin, duke theksuar se “është e qartë që Putini është diktatori”.

Duke folur nga samiti i G20 në Johanesburg, ajo mbrojti Zelenskyn, duke argumentuar se zgjedhjet nuk janë të mundura në Ukrainë gjatë luftës dhe se shumë qytetarë janë të zhvendosur.

Në lidhje me diskutimet për një prani të mundshme ushtarake evropiane në Ukrainë pas një armëpushimi, Kallas e konsideroi të parakohshme një lëvizje të tillë, pasi “nuk ka armëpushim, nuk ka paqe për t’u mbikëqyrur”. Sipas mediave britanike, Britania dhe Franca po shqyrtojnë krijimin e një force evropiane prej rreth 30,000 trupash për një mision të ardhshëm.

Kallas paralajmëroi se Rusia nuk ka braktisur qëllimet e saj dhe synon të rikthehet në skenën ndërkombëtare sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Advertisement