Bota
Medvedev: Derri i pafytyrë mori mori një shuplakë të mirë në Zyrën Ovale

Takimi shumë i tensionuar në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit ukrainas dhe homologut të tij amerikan Donald Trump ka ngritur nje stuhi reagimesh.
Një skenë e paprecedentë u shpalos brenda Zyrës Ovale gjatë vizitës së Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, e cila supozohej të çonte në nënshkrimin e marrëveshjes për tokat e rralla midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, gjë që nuk ndodhi. Para kamerave presidenti ukrainas dhe ai amerikan ngritën zërin dhe u përfshinë në një debat shumë të ashpër. Trump akuzoi Zelenskyn se “e ka vënë veten në një pozitë shumë të keqe” dhe “duke luajtur me Luftën e Tretë Botërore”. “Duhet të jeni mirënjohës”, bërtiti ai dhe sulmoi: “Nuk keni letra në dorë”. Përgjigja e Zelensky ishte po aq e ashpër. “Unë nuk kam ardhur këtu për të luajtur letra.”
Më vonë, konferenca e përbashkët e planifikuar u anulua dhe Trump postoi një deklaratë në mediat sociale duke thënë se “Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai beson se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”. Dhe më pas ai përfundoi: “Ai nuk i respektoi amerikanët”.
Reagimet evropiane dënuan presidentin amerikan. Tusk: “Ukraina nuk është vetëm”. Macron: Rusia është agresori, ne duhet të respektojmë ata që luftuan. Këshilltari i Putinit e quan takimin “historik”; për Medvedevin “derri i pafytyrë më në fund mori një shuplakë të mirë në Zyrën Ovale”

