Bota
Përplasja SHBA-Ukrainë/ Reagon ‘bilbili’ Elon Musk: Zelensky e shkatërroi veten para syve të amerikanëve, bravo Trump

Debatet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të dy udhëheqësve si dhe tërheqjen e projekt-marrëveshjeje mbi mineralet, mbi të cilët palët kishin rënë dakord pak ditë më parë.
Miliarderi dhe këshillitari i posaçëm i Trump, Elon Musk tha se ‘Zelensky e shkatërroi veten para syve të amerikanëve, bravo Trump’
Ndërkohë presidenti i Francës Emmanuel Macron doli në krah të Zelenskyt.
“Ekziston një agresor rus dhe duhet të respektojmë ata që e luftojnë që nga fillimi’ tha Macron
Çfarë ndodhi?
Ajo që nuk pritej ka ndodhur në Washington. SHBA-të dhe Ukrainë kanë prishur nga sa duket një marrëveshje të mineraleve të rralla, që pritej të firmosej nga dy presidentët respektivë, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.
Një debat tejet i acaruar gjatë takimit kokë më kokë me mediat e pranishme duket se është bërë shkaku.
Një konferencë e parashikuar për shtyp mes Trump dhe Zelensky, e cila pritej të mbahej pas takimit, është anuluar. Aty do të firmosej edhe marrëveshje, por duket se ajo nuk është më në tavolinë.
Zelensky, menjëherë pas debatit, është larguar nga Shtëpia e Bardhë.
Trump nga ana tjetër, pas reagimit të ashpër në takim, ka reaguar me një ton tejet të acaruar edhe përmes mediave sociale.
Trump shkroi menjëherë pas në median e tij sociale Truth: “Kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

