Kronike
VIDEO/ Makinat bëhen ‘copa’ pas përplasjes me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Fier-Patos.
Dy automjete tip “Benz” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëra- tjetrën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Ky aks dallohet për trafikun e madh të automjeteve veçanërisht gjatë ditëve të festave, ndërkohë që njihet edhe si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të shumta, jo pak herë me pasoja fatale.

