Politike
Rama: Zgjedhjet me peshë gjeopolitike për anëtarësimin në BE, asnjëherë yjet nuk janë rreshtuar kaq favorshëm

Në fjalën e tij para deputetëve të grupit socialist në mbledhjen që po mban në Kuvend, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë që kanë zgjedhjet e 11 Majit për vendin, sesa për partinë.
Kreu i mazhorancës tha se asnjë nga 9 fitoret e mëparshme nuk ka pasur rëndësi sa çfarë kanë këto zgjedhje, sepse përcaktojnë fatin e vendit në anëtarësimin në BE.
Ai tha se “asnjëherë yjet nuk janë rreshtuar në mënyrë të favorshme për Shqipërinë” dhe se “kjo mundësi mund të largohet dhe dritarja të mbyllet” nëse nuk nxitohet.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:
“Përgatitjen e skuadrës së 11 majit, e sollën pikërisht sot në orën 9.
Dua të ndaj me ju disa mendime, mbledhje e pazakontë po të marrim parasysh procesin e përgatitjes së skuadrës kombëtare të Partisë Socialiste. Unë besoj se edhe vetë situata, rëndësia dhe konteksti i këtyre zgjedhjeve është shumë i pazakontë. Dhe besoj se është me rëndësi të veçantë që të gjithë ne që jemi këtu dhe familja jonë e madhe politike të vetëndërgjegjësohet sa më shumë për rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve, në kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik.
Besoj se qyshkur kam privilegjin që të udhëheq këtë skuadër politike, me 9 fitore, në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme si në këto zgjedhje.
Këto zgjedhje zhvillohen në kontekst të dyfishtë. Njëri i marrëdhënieve me Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Ballkanin perëndimor. Dhe tjetra e anëtarësisë së vendit tonë në aleancën dhe i sigurisë.
Përe të dyja këto arsye madhore zgjedhjet e 11 majit nuk është i zakonshëm dhe rezultati i 11 majit nuk është vetëm i partive politike, por është më shumë se fitore e PS-së në vetëvete.
Për ne dhe flamurin tonë nuk ka qenë gjithmonë e rëndësisë së veçantë që të fitojmë zgjedhjet, pro më 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati i zgjedhjeve kanë një peshë mbi të ardhmen e afërt të vendit, shumë më të madhe sesa kanë pasur në zgjedhjet e mëparshme, 9 e me radhë.
Për herë të parë qyshse jam në krye të PS dhe Qeverisë është hapur një dritare që nuk ka qenë e hapur siç është sot në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Për herë të parë dëshira jonë dhe ambicia shqiptare për t’u bërë pjesë me të drejta të plota përputhet tërësisht me ambicien e BE-së.
E kam thënë gjithmonë se e ardhmja është në BE, perspektiva e qartë, por asnjëherë yjet nuk janë përputhur si sot dhe asnjëherë konteksti gjeopolitik nuk ka qenë i favorshëm soi sot.
Por nuk është dritare e hapur gjithmonë, por është kontekst që mund të ndryshojë më herët sesa vonë“.
“Interesi i Evropës për t’u forcuar në të gjitha drejtimet është më i madh”, Rama: Këtu përputhen rrethanat tona të brendshme me ato të BE

Nga mbledhja e Grupit të PS, kryeministri Edi Rama flet për integrimin në BE.
“Mundësia që marrëdhëniet tona me be të kthehen përsëri në biznes usual që i keni bërë përcaktimet por duhet të bëhen akoma dhe që komisioni evropian ti kërkojë këshillit të hapë dyer të tjera dhe aty të dali një shtete dhe të thotë prit njëherë disa vërejtje është një mundësi që nuk është përjashtuar, përkundrazi sot për sot është e lënë mënjanë se interesi i BE, interesi i Evropës për t’u forcuar në të gjitha drejtimet dhe për të parë procesin e zgjerimit si një nga drejtimet e forcimit të vet është më i madh se çdo gjë tjetër dhe këtu është edhe përputhja e rrethanave tona të brendshme me ato të BE. Kjo është dritarja e hapur që Shqipëria nuk duhet dhe nuk do lejojmë ta humbë si mundësi. Kemi dakordësuar me BE një kalendar të negociatave që është i paprecedentë në historinë e integrimit dhen ë proceset negociuese të BE me një vend kandidat. Që nga viti i kaluar kur filloi konkretisht të zbatohet procesi i negociatave pas procesit screening deri sot që flasim, shpejtësia me të cilën ne kemi përparuar në hapjen e kapitujve është i paprecedentë, asnjë vend para nesh dhe asnjë vend i rajonit s’ka ecur me këtë shpejtësi. Kjo jo vetëm për meritën tonë, por në radhë të parë sepse vullneti i palës tjetër është i paprecedentë. Të tjerët janë pas nesh. Këtë proces që po e bëjmë në kohë kaq të shkurtër, me Malin e Zi që e ka bërë për shumë vite, jemi krah për krah. Kalendari që na kanë dhënë është të mbyllim negociatat në 2027. Pse 11 maji është i kaq i rëndësishëm. Ndërkohë që ne flasim sot, janë rreth 1 mijë persona të angazhuar në shtetin shqiptar që punojnë dhe si tani çdo ditë për negociatat”, tha Rama.

