Connect with us

Kosova

Serbët e Kosovës paguhen nga Vuçiçi për ta mbrojtur nga studentët

Aktivistë te ndryshem në Serbi akuzojnë regjimin për presion ndaj serbëve të Kosovës dhe sipas tyre, ata thuhet se paguhen nga 100 euro për t’u bërë pjesë e “kampit mbështetës” të presidentit serb në Beograd.

Nemanja Sharoviç, udhëheqës i lëvizjes “Dashuri, Besim, Shpresë” në Serbi, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për shantazhin e ushtruar ndaj serbëve të Kosovës për t’i detyruar ata të bashkohen në kampin e ngritur para Presidencës së Serbisë, gjoja ne mbrojtje te institucionit te presidentit.

Sharoviçi ka thënë se Partia Progresive Serbe (SNS) i detyron serbët e Kosovës të shkojnë në Beograd dhe t’i bashkohen kampit që mbështet regjimin kundër studentëve. Ai ka theksuar se SNS-ja i paguan ata për “ta mbrojtur” Vuçiçin nga studentët.

“Ata janë duke i shantazhuar dhe blere serbët nga Kosova, kryesisht njerëzit që marrin asistencë sociale, me 100 euro, e disa edhe me 50, që të vijnë ne Beograd” – ka thënë Sharoviçi për rrjetin ballkanik të lajmeve “N1” të hënën.

Qe nga fundjava e kaluar, një grup serbësh, të cilët e identifikojnë veten si studentë, janë mbledhur në një park afër Presidencës së Serbisë, ku kanë ngritur një kamp teksa e kane cilësuar si “mburojë” për Vuçiçin para protestës së planifikuar për 15 mars.

Kujtojme se ngjarja tragjike në Novi Sad ka nxitur zemërimin e qindra mijëra studentëve në mbarë Serbinë. Ata kanë nisur kryengritjen e madhe kundër regjimit autoritar të Vuçiçit, të cilin e akuzojnë për korrupsion, nepotizëm e  degradim të demokraci

Advertisement