Connect with us

Rajon

Protesta historike/ Vuçiç: Kur mblidhen kaq shumë, ne duhet të ndryshojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha pas protestës së 15 marsit në Beograd se pushteti e ka kuptuar mesazhin.

Ai shtoi se është momenti për të bërë ndryshime pas asaj që ndodhi në kryeqytetin serb gjatë ditës së shtunë.

Only $49 to get all the TV channels? It’s now possible
Techno Mag
These Are The Most Beautiful Women In The World
5minstory.com
Sponsored Links
“Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë”, tha ai.

Megjithatë, Vuçiç vlerësoi se shumica e qytetarëve nuk duan “revolucion me ngjyra”.

Qeveria pretendon se protestat për tragjedinë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, janë përpjekje për një “revolucion me ngjyra” – gjë të cilën studentët protestues e mohojnë.

Vuçiç iu drejtua publikut pak orë pas përfundimit të një proteste të madhe në Beograd.

Ai tha se 56 persona janë lënduar në protestë, por se askush nuk ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën.

Sipas tij, 22 persona janë arrestuar për krime kundër pronës dhe për sulme ndaj policëve dhe personave të tjerë.

Advertisement