Kosova
Berat Buzhala “shpërthen” ndaj Albin Kurtit: Është karagjoz

Në bazë të asaj që parashikon legjislacioni në Kosovë për formimin e qeverisë së re, kryeministri Albin Kurti dhe i gjithë kabineti i tij qeveritar kanë dhënë dorëheqjen nga postet që mbajnë.
Pas dorëzimit të letrës zyrtare të dorëheqjes Albin Kurti bëri një status në llogarinë e tij zyrtare në Facebook kur shkruan:
“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot.”
Berat Buzhala sqaroi se çfarë pritet të ndodhë me qeverinë e re të Kosovës, por nuk la pa përmendur as dorëheqjen e Kurtit dhe reagimin e tij në rrjetet sociale. Për Kurtin, Buzhala foli pa doreza e deri diku dhe me tone të ashpra. Ai e cilësoi atë një politikan të vogël dhe karagjoz.
“Pikës së pari Albin Kurti është një politikan i vogël, është një karagjoz politikan. Shiko se çfarë ka bërë ka futur listën serbe në LDK. Dhe e dini se përse e bën këtë sepse do që të kamuflojë Fatmir Limën qe e ka brenda, do që të zhvendosë debatin në rrafshin patriotik sepse retorika e këtij politikani të vogël, karagjozi politik shkon tek regjimi i vjetër. Ndërkohë që Fatmir Limaj është figura më e sulmuar e tyre”, tha Buzhala nga studioja e “Opinion

