Bota
Do ketë një ofensivë të re ruse gjatë verës, ka kohë për të vendosur paqen, Rusia ka ende për të treguar

Sergej Markov, ish këshilltari i politikës së jashtme i Vladimir Putinit, në Kremlin nga viti 2011 deri në vitin 2019, mendon se “Deri në vjeshtën e ardhshme është mundësia e fundit të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, ose mundësia se do të ketë një ngrirjeje të gjatë te konfliktit, do rritet me të paktën shtatëdhjetë përqind.”
“Rusia ende nuk e ka demonstruar forcën e saj të vërtetë dhe dobësinë e vërtetë të kundërshtarit të saj, Perëndimi, dhe po flas mbi të gjitha per Evropën. Keir Starmer dhe Emmanuel Macron e dinë që ne kemi avantazh në të gjitha aspektet, por ata nuk mendojnë se është një avantazh kaq i madh. Pra, ata nuk janë të gatshëm të bëjnë lëshime” – deklaroi Markov duke theksuar se “Mund të ketë një ofensivë të re ruse gjatë verës”.
Duke u ndeshur me reagimin e medias se do te kete një tjetër masakër, për paqen, ai deklaroi: – “Mos më bëni të dukem fanatik i luftës, nuk jam. Por mendoj dhe them se historia na tregon se gjithmonë ka qenë kështu.
“Putin po përgatitet të bëjë disa lëshime. Një formë kompromisi duhet të kete gjithmonë. Po flasim për negociatat aktuale dhe të ardhshme, jo për një dorëzim të mundshëm.” – tha Markov
Po cilat do të ishin lëshimet ruse?
«Para së gjithash, territori, i cili është gjithmonë nyja më e vështirë për t’u zgjidhur. Për sa kemi arritur në katër provincat e aneksuara nga Rusia, nuk do të largohemi. Por le të mos shkojmë më tej. Përveç kësaj, ne mund të tërheqim trupat tona të pranishme në zonat që janë ende pjesë e Ukrainës: Sumy, Nikolaev, brenda disa javësh Dnipropetrovsk, domethënë bregu i djathtë i lumit Dniper. Largohemi nga këto rajone, në këmbim të krijimit të një zone të demilitarizuar. Rusia nuk do të heqë dorë kurrë zyrtarisht nga qëllimi i të ashtuquajturit denazifikim. Por kjo kërkesë do të pezullohet perkohesisht. Qindra OJQ ukrainase janë për t’u ndaluar, mijëra ushtarë dhe veteranë të tjerë nga fronti për t’u menaxhuar, dhjetëra rrugë për t’u riemërtuar: shumë e vështirë. Le të merren me këtë kur të mbarojë lufta.
Zelensky? Per Putinit madje është e përshtatshme që Zelensky të qëndrojë aty ku është. Rusia sigurisht që nuk do të kërkojë largimin e tij. Një fushatë zgjedhore është më se e mirëseardhur. Në këtë mënyrë do të dëgjohet zëri i popullit dhe të gjithë kandidatët do të garojnë me retorikë pacifiste. Luftërat shpesh janë çështje mbijetese e makinerive ushtarake përkatëse, dhe kjo nuk bën përjashtim. Unë nuk po mbështes vazhdimin e armiqësive” – ka deklaruar ish keshilltari I Vladimir Putin.

